Ze Roberto ka thënë se ai ka fizik më të mirë se Cristiano Ronaldo.
Në një mënyrë fantastike, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka publikuar një foto nga stërvitjet e tij, derisa trupi i duket si i një 20-vjeçari edhe pse është 55-vjeçar.
Sidoqoftë, ish-anëtari i Bayern Munich, Bayer Leverkusen dhe Real Madridit, ka publikuar një foto, duke i befasuar të gjithë me trupin e tij prej një 46-vjeçari.
“Sot mund të them se kam një fizik më të mirë dhe se kam luajtur deri në moshën 34-vjeçare”, ka thënë ai për Tyc Sports. “Nëse ai (Ronaldo) thotë se është trupi i tij më i mirë, atëherë edhe unë do ndaja mendimin e njëjtë, por shikoni moshën”.
Ish-anëtari i Selecaso si një 46-vjeçar duket tejet në formë dhe se portugezi duhet të mendohet edhe një herë nëse mendon se trupi i tij është më i mirë. /Telegrafi/
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...