Legia e Varshavës bën sërish pazar te Tirana.
Vetëm disa muaj pasi transferoi sulmuesin e talentuar bardheblu, Ernest Muçi, klubi polak ka arritur marrëveshjen me Tiranën edhe për mesfushorin Jurgen Çelhaka.
Lajmi është zbuluar nga mediat polake, sipas të cilave mesfushori bardheblu pritet të zbarkojë nesër në Varshavë, ku pasi të kryejë vizitat mjekësore, do të hedhë edhe firmën mbi kontratën 4-vjeçare.
Ende nuk bëhet e ditur shifra qo të përfitojë klubi i Tiranës nga ky transferim, ndërsa vetë Çelhaka do të ketë misionin të zëvendësojë polakun Bartosz Kapustka, i cili pësoi një dëmtim të rëndë dhe do të mungojë disa muaj.
Ashtu si te të rinjtë e Tiranës dhe skuadra e parë bardheblu, Muçi e Çelhaka duket se do të luajnë sërish bashkë edhe te Legia e Varshavës, me klubin polak që ka vendosur të investojë te dy futbollistët e rinj të talentuar shqiptarë. /SS/
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...
Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi ...
Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes,...
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...