Ylli i Los Angeles Lakers dhe një nga ikonat e NBA, LeBron James, ka regjistruar tjetër mbrëmje historike.
Mbrëmë Lakers kanë triumfuar kundër Dallas Mavericks, në një ndeshje ku LeBron James ishte padyshim më i miri në parket.
‘Mbreti James’ regjistroi 39 pikë, 12 kërcime dhe 16 asistime, duke shtuar këtu edhe 4 topa të vjedhur, për të ndihmuar skuadrën e tij për fitoren dhe për të vendosur rekord të ri në historinë e NBA.
James është basketbollisti i parë që ka regjistruar së paku 39 pikë, 12 kërcime, 16 asistime dhe 4 topa të vjedhur, që kur topat e vjedhur janë kategori zyrtare në NBA (1973/1974), përcjell lajmi.net.
LeBron po regjistron sezonin e 17-të në karrierën e tij, por nuk duket se ai po ngadalëson hapat e tij.
James ka një synim. Titullin e kampionit me Lakers.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...