Lazio ka zyrtarizuar kroatin Igor Tudor si trajnerin e ri të skuadrës.
45-vjeçari ka nënshkruar një kontratë për një vit e gjysmë me klubin bardhekaltër.
Ish-mbrojtësi i Juventusit ka drejtuar për herë të fundit skuadrën franceze të Olympique Marseille, duke u larguar nga ky ekip në qershor të vitit të kaluar.
Tudor ka drejtuar edhe ekipet e Serisë A, siç janë Udinese dhe Verona.
Maurizio Sarri dha dorëheqjen nga klubi i Lazios më 13 mars.
Aktualisht, Lazio është në vendin e nëntë në renditje, 4 pikë larg zonës që e çon në kupat e Evropës./Arbresh.info/
Talenti, Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...