Lazio ka dënuar thirrjet raciste nga ana e tifozëve të saj ndaj lojtarëve të Lecce Samuel Umtiti dhe Lameck Banda në ndeshjen e së mërkurës në Serie A.
Në një deklaratë të lëshuar të enjten, Lazio, duke mohuar se mbështetësit e klubit në tërësi janë racistë, u zotua të bëjë gjithçka që mundet për të gjetur përgjegjësit.
“ Lazio dënon ata që janë bërë protagonistë të gjestit të neveritshëm e të turpshëm. Ne, si gjithmonë, do të ofrojmë bashkëpunimin maksimal për autoritetet për të identifikuar përgjegjësit. Tifozët e Lazios nuk janë racistë dhe nuk mund të lidhen me disa individë që dëmtojnë seriozisht imazhin e klubit”, ka theksuar klubi./rtk
Shkëmbi 4 km rrëzohet në Sicili, mbi 1,000 persona evakuohen
Zarfi i parë i zi në shtëpi/ Bullizim dhe dhunë psikologjike...
Kapet në Prishtinë shtetasi i huaj, i kërkuari nga INTERPOL-...
“Jam krenar që jam djali i Violetë Kukajt”, Roge...
Netanyahu: Nuk do të lejojmë krijimin e një shteti palestine...
Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhduku...