Lazio ka befasuar skuadrën e Bayern Munich, duke e mposhtur me rezultat 1-0 në “Stadio Olimpico’ të Romës, në kuadër të ndeshjes së parë në 1/8 e finales në Champions League.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, shkruan Arbersh.info.
Kurse pjesa e dytë ishte më dramatike.
Në minutën e 67-të, Upamecano u ndëshkua me karton të kuq dhe shkaktoi penallti në favor të Lazios.
Dy minuta më vonë Ciro Immobile ekzekutoi penalltinë ku u tregua i saktë dhe i dhuroi epërsi Lazios.
Bavarezët u munduan deri në fund të barazojnë rezultatin mirëpo pa ia arritur dot.
Sfida kthyese e kësaj ndeshje luhet me 5 mars në Allianz Arena./Arbresh.info/
Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohe...
Ra nga ballkoni, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...