Mesfushori i krahut të majtë të skuadrës belge Royal Antwerp, Laurit Krasniqi, ka vëndosur ti bashkohet Kombëtarës së Kosovës.
Ky i fundit, të enjten në mbrëmje, luajti për herë të parë në stadiumin “Fadil Vokrrri”, në ndeshjen kundër Dritës në Ligën e Konferencës dhe ishte vendimtar në kualifikimin e skuadrës së tij, duke shënuar golin i cili e dërgoi klubin e tij drejt fitores.
E shumë shpejt, Lauriti, pritet të paraqitet në këtë stadium edhe në fanellën e Përfaqësueses së Kosovës dhe të shndërrohet në idhullin e tifozëve dardanë.
Kryetari Agim Ademi është takuar me futbollistin dhe e ka bindur që në nivel ndërkombëtar ta përfaqësojë Kosovën.
Kreu i FFK-së e ka përgëzuar Lauritin për arritjet e deritashme si dhe ka uruar që ai të ketë të ardhme të ndritur si me klubin e tij e po ashtu edhe në fanellën dardane.
Ndërkaq, vetë futbollisti është shprehur i lumtur që po i jepet mundësia të japë kontributin e tij për vendin e origjinës dhe se do të bëjë çmos që të vazhdojë të luajë në nivele sa më të larta dhe t’i bëjë krenarë familjen e tij dhe të gjithë tifozët e Kombëtares së Kosovës./arbresh.info/
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...