Getafe dhe Real Madrid kanë njoftuar një marrëveshje për transferimin për Borja Mayoral.
25-vjeçari largohet nga Los Blancos pas 15 vitesh, pasi ka kaluar sistemin e akademisë atje. Duke bërë debutimin e tij në 2015, kishte shpresa të mëdha për Mayoral, por ai luftoi për të gjetur vazhdimësi. Në total ai shënoi 7 herë në 33 paraqitje për ta.
Një sërë periudhash huazimi te Wolfsburg, Levante dhe Roma, Mayoral tani ka kompletuar kalimin te Getafe. Duke shënuar gjashtë herë në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, ai bëri mjaftueshëm për të bindur Quique Sanchez Flores për cilësinë e tij.
Asnjë tarifë nuk u përmend nga klubet, por ishte përfolur se ishte një marrëveshje me vlerë 10 milionë euro për Los Blancos. Ai nënshkruan kontratë pesëvjeçare me Getafen.
Getafe po krijon në heshtje një treg mbresëlënës transferimi pas prurjeve si Luis Milla, Portu dhe Domingos Duarte. /Telegrafi/
¡De nuevo en casa @Mayoral_Borja! ??#MayoralAzulón pic.twitter.com/GhuPtLKdcr
— Getafe C.F. (@GetafeCF) August 1, 2022
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...