Kristjan Asllani do të vazhdojë tashmë karrierën e tij futbollistike te Interi, skuadër ku u prezantua gjatë ditës së sotme, me mesfushorin e kombëtares shqiptare që ka bërë kështu edhe hapin e madh në futboll.
Një ëndërr e bukur për 20-vjeçarin, i cili përjetoi vitin e tij më të mirë në karrierë, pasi menjëherë pas debutimit në Seria A me Empolin, mori ftesë nga kombëtarja shqiptare, shënoi po golin e parë ndaj Interit si dhe tashmë ka veshur fanellën zikaltër.
Por Asllani nuk harron kurrsesi skuadrën që u bë i njohur dhe për të gjithë ambientin toskan ka bërë një postim emocionues, teksa thekson se Empoli ishte shtëpia e tij e dytë, ndërsa gjithashtu shqiptari ka theksuar se gjithmonë do të bëjë tifo për fanellën që ka mbajtur veshur për gjatë këtyre 13 viteve si toskan.
“Ka ardhur koha të largohem nga shtëpia ime e dytë. Pas trembëdhjetë vjetësh me këtë fanellë kam plot për të falënderuar, dhe unë do të bëj tifo gjithmonë për Empolin.
Është një keqardhje e madhe për mua që largohem nga ky grup i mrekullueshëm. Dua të falënderoj me gjithë zemër dy punëtorët fantastikë të magazinës, Sauro dhe Luca, të gjithë fizioterapistët që kanë qenë gjithmonë në dispozicionin tim, mjekët, dy menaxherët e ekipit Graziano dhe Simone, trajnerin dhe gjithë stafin e skuadrës, drejtorin Açardi, dhe Presidentin që më kanë mbështetur gjithmonë që kur mbërrita në Monteboro.
Përshëndes dhe falënderoj tifozët që na kanë mbështetur gjithmonë dhe që kanë qenë gjithmonë pranë meje.
Dhe në fund, përshëndes shoqëruesit e mi, ata që më integruan menjëherë në grup dhe së bashku jetuam momente lumturie dhe emocionesh të pabesueshme. ISHTE KËNAQËSI, FALEMINDERIT PËR GJITHÇKA”, ka shkruar Asllani në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Labubu, “6-7” dhe “brain rot”, trendet e 2025 që mbizotëruan...
Studimi: Pse të sharat mund të na bëjnë më të fortë
Mbi 20% e votave të numëruara, Kurti kalon 70 mijëshin ̵...
Endrick mban stërvitjen e parë me Lyon, i gatshëm për debuti...
Eurostat: Alarmante, 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa t...
Putin nënshkruan dekretin për thirrjen e 260 mijë rekrutëve ...