Manchester United do të kërkoj deri në 140 milionë funta për Paul Pogban nëse ai largohet nga Old Trafford këtë verë.
Sipas mediave në Angli, Jose Mourinho është i përgatitur për të shitur Pogban pasi raportet me mesfushorin francez janë prishur, transmeton portali arbresh.info.
Hierarkia e klubit ngurron për të sanksionuar transferimin, dy vite pasi paguan te Juventusi një tarifë prej 100 milionë euro për të ri-nënshkruar me të duke thyer rekordin botëror të atëhershëm.
Ata shpresojnë që Mourinho dhe Pogba të zgjidhin problemet e tyre, por dyshja me vështirësi kanë folur këtë verë dhe trajneri është i frustruar dukshëm nga qëndrimi i lojtarit.
Një tjetër arsye të cilën United e preferon për të mos shitur atë është se pesë lojtarë të tjerë pritet të largohen. Drejtori ekzekutiv Ed Woodward dëshiron që super transferimi i tyre të ketë sukses.
Por, nëse Mourinho insiston që Pogba të largohet nga plani i tij për t’iu afruar kampionit – Manchester Cityt, Untied do të kërkonte nga 120 milionë deri në 140 milionë funta për shërbimet e tij.
Kjo do të kufizonte edhe klubet që kanë shfaqur interesim për të nënshkruar me Pogban si Paris Saint Germaini, Real Madridi, Barcelona, City dhe Chelsea. Agjenti i Pogbas, Mino Raiola, besohet gjithashtu se ka kontaktuar me të gjitha ato gjatë muajve të fundit./arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...