Laporta: Do të doja që Messi të kthehej një ditë te Barcelona

21:29 | 22 Dhjetor 2022
Emir Abduramani

Interesi i Barcelonës për rikthimin e Lionel Messit në klub është i dukshëm, ka thënë presidenti i klubit, Joan Laporta.

“Është e qartë se unë do të doja që ai të kthehej një ditë”, ka thënë Laporta për “BarcaTV”. “Do të doja shumë, por ne nuk mund të krijojmë pritshmëri. Ai është një lojtar i PSG-së, i cili ka një kontratë me ta”.

Laporta është një nga shumë ata që besojnë se Messi është lojtari më i madh në historinë e futbollit.

“Për ne, ai është më i miri i të gjitha kohërave. Ne e kemi pasur atë këtu dhe ai është bërë lojtar këtu. Ai gjithmonë do të jetë i lidhur me Barçën”, ka thënë ai.

Messi i cili kishte veshur fanellën e Barcelonës si i ri kishte ndihmuar klubin katalonas të fitonte dhjetë tituj të La Ligës dhe katër tjerë të Champions League. Megjithatë problemet financiare bënë që gjigantët e La Ligës të mos rinovonin kontratën me argjentinasin kur ajo përfundoi në vitin 2021 dhe Paris Saint-Germain u hodh për ta marrë atë në kryeqytetin francez duke i ofruar një kontratë dyvjeçare.

Shpërndaje në rrjete sociale