Lampard te Everton, zyrtarizimi çështje kohe

23:12 | 28 Janar 2022

Skuadra angleze, Everton është nën menaxhimin e Duncan Ferguson në një peridhë të përkohshme pas shkarkimit të Rafael Benitez.

Benitez u shkarkua nga “Toffees” për shkak të rezultateve të dobëta me skuadrën.

Por, duket se drejtuesit e Everton tashmë kanë gjetur zëvendësuesin e tij.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, skuadra angleze është shumë afër marrëveshjes me Lampard, derisa zyrtarizimi i tij është vetëm çështje kohe.

Sipas Romanos, bordi i Everton ka marrë këtë vendim pas takimit në mbrëmjes e së premtes me Lampard, ku tekniku anglez raportohet se është shprehur më shumë se i lumtur për të marrë në dorë drejtimin e skuadrës.

Me Lampard, në listë për të marrë pozitën e trajnerit të Everton ishin edhe Vitor Pereira dhe Duncan Ferguson, ky i fundit është edhe trajner i përkohshëm i skuadrës angleze./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara