Lampard është shkarkuar përmes një telefonate

19:14 | 23 Janar 2023

Mediat angleze raportojnë se Evertoni e ka liruar nga detyra trajnerin Frank Lampard.

Klubi akoma nuk e ka zyrtarizuar shkarkimin e legjendës angleze, megjithatë Sportsmail mëson se ai është shkarkuar nga posti i deritanishëm.

Siç është bërë e ditur, kumtimi i shkarkimit, Lampardit i është bërë përmes një telefonate.

Evertoni është në pozitën e 19-të në renditjen tabelare dhe i ka humbur tetë nga nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Humbja e të dielës nga West Ham United (2-0) i kushtoi me punë legjendës së Chelseat, të cilit është treguar dera.

vertoni është duke e konsideruar seriozisht Marcelo Bielsan për ta zënë vendin e lënë bosh nga Lampard.

Ish-trajneri i Leeds Unitedit ka një strategji të pëlqyeshme të lojës dhe klubi beson se mund ta shpëtojë nga rënia prej elitës së futbollit anglez.

Shpërndaje në rrjete sociale