LaMarcus Aldridge pensionohet nga basketbolli

18:14 | 15 Prill 2021

Basketbollisti i njohur i NBA, LaMarcus Aldridge ka njoftuar pensionimin.

Aldridge që ishte pjesë e Brooklyn Nets ka vendosur të pensionohet shkaku i problemeve me zemër, përcjellë lajmi.net.

Ai përmes një postimi në rrjetet sociale tha se do vendos shëndetin dhe familjen së pari, andaj erdhi vendimi i pensionimit.

“Për 15 vite, e kam vendosur basketbollin të parin dhe tani është koha të vendosi shëndeti dhe familjen së pari”, shkroi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara