Los Angeles Lakers kanë fituar trofeun e parë të Kupës së NBA, që është zhvilluar për herë të parë këtë vit.
Në finalen e madhe të zhvilluar në Las Vegas, Lakers kanë triumfuar ndaj Indiana Pacers me 14 pikë diferencë 123:109.
Ka qenë një ndeshjes e dominuar nga Lakers të cilët patën epërsinë gjatë gjithë ndeshjes dhe në fund arritën të fitojnë trofeun e parë të Kupës së NBA.
Anthony Davis ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me 41 pikë, 20 kërcime, gjashtë asistime dhe katër bllokada.
Me lojë të mirë u dallua edhe Austin Reaves me 28 pikë, derisa LeBron James shtoi 24 pikë, 11 kërcime, katër asistime e dy topa të vjedhur.
Te Pacers më efikasi ishte Tyrese Haliburton me 20 pikë e 11 kërcime, por që në fund nuk ishin të mjaftueshme për fitore.
LeBron James u shpall MVP i Kupës së NBA pasi kishte paraqitje të shkëlqyera në të gjitha ndeshjet deri në finalen e madhe.
Kjo ishte hera e parë që NBA organizon garat e Kupës, derisa Lakers dhe James do të futen në histori si skuadra e parë që fiton trofeun dhe lojtari i parë që fiton çmimin MVP. /Telegrafi/
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...