Lajmi i ditës për sportin e Kosovës

14:22 | 7 Gusht 2017

Federata Atletike e Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Federatën Atletike të Mediteranit.

Ky është lajmi më i madh për sportin e atletikës dhe në përgjithësi Kosovës. Federata Atletike ka hequr të gjitha barrierat dhe e ka  të drejtën të marrë pjesë në çdo garë ndërkombëtare. Halil Sylejmani, kryetar i federatës, nuk ka lënë guri pa lëvizur derisa ka realizuar qëllimin, pra federatën ta anëtarësoi në të gjitha mekanizmat që nga Federata Evropiane, Botërore, Ballkanike e në Mediteran. “Në Londër është mbajtur Kongresi i IAAF-it. Në këtë kongres ishin kryetarët e Federatave të mbi 200 shteteve dhe delegatët e tyre. Nga FAK-u isha unë dhe Fatlum Grajçevci delegatë.

Gjatë punimit dyditorë ishte e rregulluar qe të elaborojnë komisionet përkatëse për lëmit e ndryshme të IAAF-it dhe diskutimit në Kongres. Presidenti i IAAF z. Sebastian Coe dhe në fund në votim ndryshimet në statut të IAAF-it dhe programet unanimisht u aprovuan. Sot me 7 gusht në sallën e ‘Horelit Hilton” u mbajt konferencë nga ana e federatës Mediterane. Në këtë takim u fol për punën e federatës mediterane që nga viti 2013-2017 dhe të arriturat e saja. U cek edhe viti 2015 ku në Pekin të Kinës është votuar në parim pranimi i FAK-ut dhe sot me aklamacion (duartrokitje) të të gjithë delegatëve prej 28 anëtarë sa ka federata u bë pranimi i plotë i Federatës Atletike të Kosovës, anëtare i barabartë në federatën mediterane.

Kështu federata jonë rrumbullakësoi anëtarësimin e saj në të gjitha organizmat e atletikës në botë”, tha Sylejmani. Numri një i federatës e ka vlerësuar edhe një fitore të madhe në rrafshin ndërkombëtar.

Image

Lajmet më të lexuara