Valon Behrami do të jetë gati për ndeshjen shumë të rëndësishme të Zvicrës në Kupën e Botës ndaj Serbisë.
Përfaqësuesja e Zvicrës të dielën mbrëmë ka marrë një barazim historik ndaj Brazilit në grupin E.
Pak minuta para fundit të kësaj ndeshje, lojtari më i mirë i Zvicrës në fushë që neutralizoi Neymarin, u detyrua të lëshojë fushën.
Kjo bëri që të ketë frikë te ekipi i Zvicrës, nëse Behrami do të jetë gati për Serbinë.
Por, një lajm të mirë e ka dhënë doktori i ekipit kombëtar të Zvicrës, Cuno Wetzel.
Wetzel ka thënë se Behrami do të jetë gati për ndeshjen me Serbinë, njofton faqja e ekipit kombëtar të Zvicrës në Twitter
Policia ndalon katër persona për kalim të paligjshëm të kufi...
Zgjedhjet në Kosovë, Hoxha: Urime për pjekurinë demokratike,...
Policia e Kosovës konfiskon marihuanë dhe një kamerë në Priz...
Gjendet pa shenja jete një 86 vjeçar në Gjakovë
BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje