Ne besojmë se në situatën e tmerrshme që po përjetojmë në Spanjë, mesazhi më i mirë është të mos ndalemi, përveç në zonat e prekura. Mesazhi më i mirë është të jemi në krye të punës sonë, si të gjithë punëtorët në pjesën tjetër të botës. Sektorët, duke i dhënë shikueshmëri, duke gjeneruar burime dhe duke i shpjeguar botës se ne të gjithë duhet të përfshihemi për të ecur përpara”.
Kështu është shprehur presidenti i La Ligës, Javier Tebas, në një mesazh në rrjetet sociale, pas kritikave të lidhura me zgjedhjen për të luajtur ndeshjet e kampionatit, pavarësisht zisë që goditi zonën e Valencias.
Sot ishte trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, që tregoi ngurrim për të luajtur këtë fundjavë.
“Nuk ka kuptim të luash këtë në një situatë të tillë”, tha Simeone.
Edhe trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e bëri të qartë se nëse do e kishte në dorë do të pezullonte gjithçka sepse është me të vërtetë një tragjedi për popullin e Valencias dhe për të gjithë Spanjën. /rtsh
Prévot: Do të avokojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshilli...
Tragjedia në Malishevë, Kurti: Jam i tronditur, ngushëllime ...
E ardhmja e Eduardo Camavingas te Real Madrid, një pikëpyetj...
Skandali me njehsorët, MINT gjobit KEDS-in me 30 mijë euro
Ulutash takon ministrin grek të Mbrojtjes, flasin për situat...
Kuvendi mblidhet nesër, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaz...