Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ka zbuluar cilët kanë qenë tre idollët e tij, të cilët është rritur duke i shikuar.
21-vjeçari është një ndër talentët më të mëdha në botë dhe kërkohet nga një numër i madh i gjigantëve evropian duke përfshirë, Real Madrid, Manchester City dhe Liverpool.
Francezi në një intervistë ka thënë se Zidane, Ronaldo dhe Ronaldo braziliani kanë qenë idollët e tij, transmeton portali arbresh.info.

“Si fëmijë ishte Zidane. Nëse je djalë dhe je francez, lojtari që të pëlqen është Zidane”
“Pas tij ishte Cristiano Ronaldo, me të cilin kam qenë mjaftueshëm me fat për tu përballur. Ndërsa më vonë ishte braziliani Ronaldo, për lojën që ka luajtur”
Këtë sezon fituesi i Kupës së Botës ka shënuar 21 gola në 22 paraqitje dhe se bashku me Icardin e Neymar kanë formuar një ndër sulmet më të rrezikshme në botë./arbresh.info.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026