Drejtuesit e rinj nga Saudia janë afër për ta blerë Newcaslte United nga Mike Ashley për 300 milionë euro.
Mirëpo, kjo nuk do ndalojë me kaq sepse pasuria e drejtuesve që kryesohet nga Amanda Stavelet është 320 miliardë euro, andaj thuhet se do transferojnë yjet nga tërë bota, transmeton portali arbresh.info.
I pari në listë është ish trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, të cilit i kanë premtuar lojtarë të mirë dhe 18 milionë euro në sezon.
Klubi anglez fal Pochettino-s do mundohet ta transferojë yllin e Spurs, Harry Kane, i cili ka konfirmuar se mund të largohet.

Philippe Coutinho është lojtari tjetër në listën e drejtuesve të Newcastle, pasi braziliani është nxjerrë në shitje nga Barcelona.
Mirëpo, ja si do duket formacioni i frikshëm nën urdhrat e Pochettino-s në sezonin e ardhshëm.
Dubravka, Aarons, Lascelles, Koulibaly, Rose, Coutinho, Longstaff, McGinn, McNeil, Saint-Maximin, Kane./arbresh.info.

Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Jevtiq, i dënuar për spiunazh, ishte pjesëtar edhe i Policis...
Tentuan ta shpalosnin flamurin e tyre, arrestohen gjashtë se...
Dramë në Serie A, Roma e Como sigurojnë Ligën e Kampionëve, ...