
Arsenal's Alexis Sanchez during Premier League match between Arsenal and Newcastle United at The Emirates , London 16 Dec 2017 (Photo by Kieran Galvin/NurPhoto via Getty Images)
Sulmuesi, Alexis Sanchez është i lirë të largohet nga Arsenali, në afatin kalimtar të janarit, nëse ofrohen 35 milionë funte.
Kilianit iu ishte mohuar një transferim te Manchester City në afatin kalimtar të verës që shkoi dhe Arsene Ëenger gjatë tërë këtij sezoni ka deklaruar se ai nuk do të shitet në janar.
Megjithatë, Sanchez ka brengosur stafin e trajnerëve me përkushtim tij ndaj klubit dhe trajnerin francez dëshiron që lojtarët e tij të jenë të përkushtuar për pjesën e dytë të sezonit.

Manchester City do të presë deri në verë që të nënshkruajë me Sanchez si lojtar i lirë, por rrezikon të humbas atë në janar, pasi Paris Saint-Germain apo Bayern mund të ofrojnë parat që Arsenali është duke i kërkuar.
Sanchez është i prirë që të largohet sa më shpejë nga Emirates Stadium dhe klubi nga Londra Veriore do t’i konsiderojë ofertat që sillen rreth 35 milionë eurove, sipas “Daily Mail”, transmeton arbresh.info.
Bashkëlojtarët e kilianit po ashtu janë të zhgënjyer me sjellën e tij në javët e fundit dhe ishin përplasur keq pas barazimit me Southampton në fillim të dhjetorit.
Por, kiliani në ndeshjen e fundit ndaj Liverpoolit, ishte një nga më të mirët. /arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026