Kroacia dhe Shqipëria luajnë sot ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në kuadër të Kampionatit Evropian.
Ndeshja fillon nga ora 15:00, shkruan Arbresh.info.
Këtë ndeshje pritet t’a përcjellë nga shkallët e stadiumit edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kështu është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit.
“Vizitën në portin e Hamburgut për të parë nga afër Sistemin e Skanimit të Ngarkesave me Rreze X në port, kryeministri do ta bëjë së bashku me përfaqësuesin Special të Qeverisë së Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin, për të vazhduar më pas edhe në stadiumin e Hamburgut në mbështetje të kombëtares shqiptare sot në përballje me Kroacinë, në kuadër të EURO2024”, shkruhet në njoftim.
Kjo sfidë mund të jetë vendimtare për secilën nga këto dy kombëtare pasi me një humbje secila nga dy kombëtaret mund t’i thotë lamtumirë këtij Evropiani./Arbresh.info/
Kanadezët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur krye...
Arabia Saudite thotë se organizimi i shkuarjes në haxh për b...
Procesi i zgjedhjes të papës së ri do të nisë më 7 maj
Jelek punë në vend të Flamurit kuqezi, në përkujtim të punët...
Putin shpall armëpushim tre-ditor në Ukrainë
Barça-Inter, Clement Turpin do të ndajë drejtësinë