Pjesa e parë mes Interit dhe Juventusit në kuadër të Kupës së Italisë është mbyllur 2-1 në favor të Zonjës së Vjetër.
Ndeshja doli të jetë e fortë në 45 minutat e para, me raste dhe gola.
Interi e nisi më mirë takimin pasi kaloi në epërsi më golin e Lautaro Martinez në minutën e nëntë.
Por Juve fitoi penallti në minutën e 25-të, pas një ndërhyrje në zonë të Ashley Young ndaj Juan Cuadrados.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Cristiano Ronaldo për 1-1.
Nuk vonoi shumë dhe Juventusi gjeti edhe golin e dytë.
Pas një gabimi trashanik në mbrojtjen e Interit më së miri u gjend Ronaldo që shënoi për 2-1.
Pjesa e parë ishte e fortë me aksione nga të dyja palët, gjë që premton se edhe pjesa e dytë do të jetë e zjarrtë. /Telegrafi/
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...