Interi dhe Juventusi do të përballen dy herë në gjysmëfinale të Kupës së Italisë muajin e ardhshëm.
Takimi i parë do të zhvillohet më 2 shkurt në San Siro, ndërsa ai i kthimit më 9 shkurt në Torino.
Interi e mundi Milanin 2:1 për të arritur në gjysmëfinale, derisa Juventusi e kaloi lehtësisht 4:0 SPAL-in.
Në gjysmëfinale ka arritur edhe Atalanta, pasi e mundi Lazion dhe është në pritje të takimit të fundit çerekfinale mes Napolit dhe Spezias për ta mësuar kundërshtarin.
Gjysmëfinalja është faza e vetme e turneut që luhet me sistemin vajtje-ardhje.
Interi do të jetë pa Romelu Lukakun dhe Achraf Hakimin në ndeshjen e parë në San Siro më 2 shkurt.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 9 shkurt në Torino.
Nëse Napoli kalon në gjysmëfinale, atëherë ndeshja e parë kundër Atalantas do të luhet më 3 shkurt në stadiumin Diego Armando Maradona, derisa ajo e kthimit më 10 shkurt në Bergamo. /Gazeta Express/
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...