Kuka: Po i sjellim dy medalje të arta në atdhe

10:02 | 1 Gusht 2021

Ekipi i Kosovës në xhudo ka arritur suksese të jashtëzakonshme.

Xhudistet e Kosovës kanë fituar dy medalje të arta në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020’

Fillimisht ishte Distria Krasniqi që rrëmbeu vendin e parë në kategorinë deri 52kg e më pas edhe Nora Gjakova.

Tani Kosova ka tri medalje të arta olimpike në histori, duke llogaritur atë të fituar nga Majlinda Kelmendi në “Rio 2016”.

Trajneri i ekipit të xhudos Driton Kuka është shprehur shumë i lumtur me suksesin e lojtareve të tij.

Kuka njoftoi se së shpejti do të kthehen në Kosovë së bashku me medaljet olimpike./arbresh.info/

Postimi i Toni Kukës pa ndëryhyrje:

Mirëmëngjes nga Tokio

Tri copa të arta deri tash …

Një të shpia e dy kadal kadal po i sjellim në atdheun tonë!

Medaljet e Arta Olimpike

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara