Kuka: As unë s’i kam pritur dy medalje të arta

22:31 | 2 Gusht 2021

Trajneri i ekipit olimpik të xhudos së Kosovës, Driton Kuka, në fjalën e tij gjatë ceremonisë së pritjes ka thënë se Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë qenë në garë për medalje, por që as vet ai nuk i ka pritur dy medalje të Arta Olimpike.

Tutje, Kuka tha se ajo që e ka bërë gjithmonë krenarë vendin ka qenë Majlinda Kelmendi, ndërsa Nora dhe Distria po e vazhdojnë ëndrrën e saj.

“Ta them të drejtën e kam pritur një pritje dinjitoze por jo kaq njerëz e një organizim kaq dinjitoz. Është kënaqësi që pas asaj që ndodhi në Rio që i ka treguar botës se ne e kemi merituar lirinë, tash po e vazhdojmë tutje. Ajo që na ka bërë krenarë gjithmonë është Majlinda, ndërsa ëndrrën e saj po e vazhdojnë Distria dhe Nora. Nora e Distria kanë qenë kandidate për medalje, por dy të arta nuk i kam pritur as unë”, është shprehur Kuka

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara