Presidenti i FFK-së, Agim Ademi me rastin e vdekjes së Legjendës së futbollit botëror, Diego Armando Maradona i ka dërguar telegram ngushëllimi presidentit të Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia.
Ademi ka thënë se Maradona ishte jo vetëm kapiten i Argjentinës, por një kapiten i zemrës së njerëzve, një lojtar i përjetshëm dhe një njeri i mahnitshëm!
“Diego ka ikur por do të mbahet mend përgjithmonë”.
“Gjithmonë do të mbajmë brenda vetes madhështinë e tij jo vetëm si një futbollist, por edhe si model, pasi ai ishte arsyeja që miliona njerëz kanë rënë në dashuri me lojën e futbollit”.
“Atë çfarë na dha Maradona ishte më shumë se futboll, ai na solli gëzim dhe lumturi”, ka shkruar ndër të tjera presidenti Ademi në telegramin e ngushëllimit drejtuar Federatës argjentinase për Maradonën.

Shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës
Sot mbahet seanca për buxhetin 2026
Për të tretën ditë radhazi vazhdon seanca gjyqësore për sulm...
Qeveria e Kosovës mban sot mbledhje
Mot i paqëndrueshëm: reshje, erë e fuqishme dhe rënie temper...
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...