Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka pasur vizita të shumta në këto ditë, pasi ka qenë në Vushtrri, Mitrovicë, Skenderajn, Lipjan, Ferizajn dhe Gjilanin.
Ai ka mbajtur takime me drejtuesit e rajoneve, por edhe klubeve.

Në çdo vend ku ka shkuar, Ademi ka takuar edhe lojtarët e huajë, që ende janë në Kosovë dhe kanë vendosur që të mos largohen dhe ta luftojmë pandeminë e coronavitusit këtu.
Kreu i FFK-së sot ka vizituar futbollistin e Ferizajt, Nermin Hajdareviq nga Tuzlla e Bosnjës e Hercegovinës, me ç’rast u interesua për gjendjen e tij në këtë situatë të vështirë që i ka kapluar po thuajse të gjitha shtetet në botë, duke i dhënë mbështetje për çfarëdo që ka nevojë.
Ademi sot ka vizituar edhe futbollistët e huaj dhe trajnerin italian të përgatitjes fizike të SC “Gjilani”, Corrado Saccone.

Po ashtu, presidenti Ademi gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë edhe në KF “Dardana”, ku është pritur nga drejtuesit e këtij klubi dhe ka bashkëbiseduar edhe me lojtarët e huaj.

Ademit kohë më parë Gjykata e Apelit ia vërtetoj dënimin me burg për një rast që nuk ka të bëjë me futbollin. Komiteti Ekzekutiv i FFK-së e ka vlerësuar më 10 mars vendimin e Gjykatës si të padrejtë. Organi kryesor ekzekutiv i Federatës i ka ofruar përkrahje unanime Ademit, që ka bërë të ditur se do të ankohet në shkallën e fundit – Gjykatën Supreme.
Një pjesë e klubeve të Superligës janë kundër qëndrimit të Ademit në krye të FFK-së. /Telegrafi/
Hekuran Murati: Buxheti 2026 është i përkohshëm dhe emergjen...
LDK nuk mbështet Buxhetin 2026, Lushaku kërkon votimin e ame...
Tahiri: PDK nuk do ta votojë Buxhetin 2026
Nagavci: VV mbështet Buxhetin 2026 dhe amendamentet për Pris...
Dështon rezoluta për ish-krerët e UÇK-së, deputetët maqedona...
Deputeti Zlatan Elek largohet nga Kuvendi, Nikoliq merr vend...