Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka ka nisur takimet pas ardhjes në Kosovë.
Së bashku me të parin e FFK-së, Agim Ademin, Duka ka vizituar ambientet e kuvendit të Kosovës aty ku është takuar me kryeparlamentarin e Republikës së Kosovës, Glauk Konjufcën, shkruan Arbresh.info.
Nisa ditën sot me një takim zyrtar, por që mund të quhet edhe miqësor për pritjen e përzemërt që Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca më bëri. I shoqëruar nga miku im Agimi Ademi, padyshim që fokusi ishte në zhvillimin e futbollit në Kosovë, mbështetjen që qeveria e shtetit të Kosovës i jep futbollit, duke u ndalur edhe te bashkëpunimet e mëtejshme në projekte dhe politika konkrete mes dy federatave, ka shkruar i pari i FSHF-së në Facebook.
Ndërsa ky është postimi i plotë i tij:
Kujtojmë se Duka dje së bashku me Ademin kanë vizituar edhe fan clubin e tifozëve të Kosovës, “Dardanët”, ku i mirëprit nga kryetari i tifozëris së Kosovës, Luli Berisha./Arbresh.info/
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë