Jules Kounde është prezantuar sot edhe zyrtarisht nga Barcelona.
Mbrojtësi i deridjeshëm i Sevillës ka folur në konferencë për shtyp për herë të parë si lojtar i ri “Blaugrana”.
Ai u shpreh se insistimi i trajnerit Xavi Hernandez e ka bindur atë që t’i bashkohet ekipit nga “Camp Nou”.
“E kam ndier gjithmonë mbështetjen e trajnerit, ai vërtet dëshironte që të vi këtu. Kjo ishte e rëndësishme për mua sepse është një etapë mjaft e rëndësishme e karrierës sime. Ai më ka kërkuar të angazhohem, e di se çka duhet të bëj”, deklaroi fillimisht qendërmbrojtësi.
“Njohuria ime për la Ligan do t’i thjeshtësojë gjërat. Por, e rëndësishme është të adaptohem me stilin e Barçës dhe që t’i njoh shokët e rinj të skuadrës”, shtoi ai, kur u pyet për adaptimin.
Kounde foli edhe për konkurrencën dhe për shokët e skuadrës, shkruan “Gazeta Express”.
“Jam i qetë, jam këtu për t’u rritur sepse jam ende i ri. Do ta bëj atë që ma kërkon trajneri. Ta kem një garë përpara vetes është një gjë e mirë”.
“Ka lojtarë të talentuar këtu. Kam ardhur për ta dhënë kontributin tim, jam mjaft i lumtur që jam këtu. Do të takohem përsëri me Ousmane Dembelen, të cilin e njoh sepse jemi bashkëlojtarë në Kombëtare”, përfundoi Kounde./GE/
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave
Saka do të bëhet lojtari më i paguar në histori të Arsenalit...