Kombëtarja e Kosovës sot zhvillon ndeshjen e tretë në kuadër të Nations League.
“Dardanët” do të jenë nikoqir të Irlandës së Veriut, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ora 20:45.
Kosova vie pas një humbje minimale ndaj Greqisë me rezultat 1-0.
Trajneri francez Alain Griesse ka deklaruar se Kosova është gati për këtë duel, pavarësisht mungesave të rëndësishme në ekip, pasi për shkak të pezullimit të kartonëve mungojnë Arijanet Muriq dhe Fidan Aliti, derisa për shkak të lëndimeve në dyshim janë edhe Vedat Muriqi dhe Edon Zhegrova, përcjell arbresh.info.
“Jemi në një situatë paksa të veçantë para ndeshjes me Irlandën e Veriut si pasojë e asaj që ndodhi në duelin e fundit me Greqinë, ku jemi pa dy lojtarë që u përjashtuan dhe këta i shtohen mungesave që i kemi. Jemi në vështirësi sa u përket pozicioneve të caktuara, pasi ata që mungojnë janë të rëndësishëm në pozitat e tyre. Mirëpo, pa dyshim se do të tentojmë t’i përshtatemi situatës, të përgatitemi dhe të kemi një paraqitje sa më të mirë”, ka thënë Giresse.
Ndërsa ditën e djeshme, është mësuar se shumica e biletave për këtë ndeshje janë shitur dhe pritet të jetë një atmosferë e zjarrtë nga tifoz grupi “Dardanët”. /arbresh.info/
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...
KEDS garanton energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve të 28 d...
Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplom...