E gjithë Kombëtarja U21 e Kosovës kanë dalë negativ para ndeshjes me Anglinë.
FFK përmes një komunikate, ka bërë të ditur se futbollistët kanë marrë rezultate negative pas testimeve për COVID-19.
‘Dardanët’ e rinj sot do të zhvillojnë stërvitjen e fundit, dhe të premten masin forcat me Anglinë U21.
Njoftimi i FFK-së, pa ndërhyrje:
Kombëtarja U21 do ta zhvillojë nesër ndeshjen kundër Anglisë U21 në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2021. Përzgjedhësi Rafet Prekazi për këtë ndeshje ka grumbulluar edhe dy futbollistë nga lista paraprake, portierin Ardit Nika dhe mesfushorin Qëndrim Zyba.
Gëzon fakti se të gjithë futbollistët dhe stafi i Kombëtares U21 kanë rezultuar negativ në testin e kryer për Covid-19 nga laboratori i licencuar i UEFA-s dhe tani janë plotësisht të fokusuar për t’u paraqitur sa më mirë kundër anglezëve.
Atmosfera në kampin e Dardanëve të rinj është shumë e mirë, derisa edhe entuziazmi dhe dëshira për t’i treguar vlerat e tyre përballë një kombëtareje të madhe si Anglia është e lart.
Sonte Kombëtarja U21 do ta zhvillojë stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 17:30, derisa paraprakisht përzgjedhësi Prekazi dhe Eris Abedini do të flasin për mediat në prag të kësaj sfide të rëndësishme.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë