Kosova U21 ka siguruar një fitore mjaftë të rëndësishme mbrëmjen e sotme (e martë).
Djelmoshat e grupmoshave U21 kanë fituar me rezultat 3 me 1 në ndeshjen e zhvilluar si nikoqir kundër Turqisë U21 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21, shkruan portali arbresh.info.
Kombëtarja jonë zhbllokoi shifrat në sekondat e fundit të pjesës së parë me anë të Arbenit Xhemajlit, por shifrat u barazuan me të filluar fraksioni i dytë kur Halil Dervisoglu shënoi për 1 me 1.
Mirlind Daku realizoi me kokë duke kthyer epërsinë e skuadrës nën udhëheqjen e Rafet Prekazit derisa po zhvillohej minuta e 72′.
Goli i tretë dhe i fundit u realizua nga Lirim Kastrati në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Kosova tani qëndron në pozitën e parë në grupin e tretë me gjashtë pikë, dy më shumë se Turqia në pozitën e dytë dhe katër më shumë se Shqipëria në pozitën e tretë e ndjekur me një pikë nga Andorra./arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë