Dyshja kosovare Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani – e drejtuar nga trajneri Edon Ibrahimi – ka arritur të shkruajë historinë e Kosovës në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, duke u bërë ekipi i parë senior që fiton medalje në këtë kompeticion, i cili u zhvillua në Balikesir të Turqisë.
Në finale, vashat “Dardane” u mposhtën nga dyshja nga Turqia 1, Gokalp/Merve me rezultat 2-0 në sete, përcjell arbresh.info.
Kosova, kështu, siguron vendin e dytë dhe medaljen e argjendtë në një Kampionat Ballkanik të Beach Volley për seniorë për herë të parë në histori.
Përgjatë rrugëtimit drejt finales, çifti kosovar regjistroi katër fitore dhe dy humbje për të siguruar epitetin e nënkampionit ballkanik.
Federata e Volejbollit të Kosovës përgëzon ekipin dhe trajnerin për punën dhe paraqitjen historike të treguar në këtë kompeticion.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...