Futbllisti i Ballkanit, Meriton Korenica ka folur në konferencë për media para ndeshjes së kthimit ndaj skuadrës së La Fiorita.
Edhe pse klubi nga Suhareka ka fituar ndeshjen e parë si mysafir me rezultat 4-0, Korenica thotë se Ballkani hyn për fitore edhe në ndeshjen e kthimit, shkruan Indeksonline.
“Atmosfera në skuadër është shumë e mirë. Jemi gati për ndeshjen e kthimit. Ndeshjes do ti qasemi me seriozitet të lartë dhe do të hyjmë për të fituar edhe në ndeshjen e dytë”, tha Korenica në konferencën për shtyp.
Ndeshja mes Ballkanit dhe La Fioritas është e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, dhe luhet të marten me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...