Barcelona është shumë afër të nënshkruajë me yllin e ri të Ajax Matthijs de Ligt, ka konfirmuar uebi i besueshëm Goal.
Mbrojtësi ka qenë i lidhur me një kalim larg Holandës, me Barcelonën që duket opsioni i parë për të.
Një burim katalan i ka thënë Goal nënshkrimi me mbrojtësin holandez është shumë afër, por nuk ka ende asgjë zyrtare, përcjell lajmi.net.
Barca shpreson ta bëjë njoftimin në ditët e ardhshme, ndërsa është raportuar se transferimi i tij mund të kushtojë rreth 70-75 milionë euro.
19-vjeçari ishte pjesë e befasisë së quajtur Ajax këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
Ata eliminuan ekipe si Juventus e Real Madrid, por në gjysmëfinale e pësuan nga Tottenham.
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...
Haziri: Gara e vërtetë në këto zgjedhje, mes Osmanit dhe Kur...
Airbus e Air France shpallen fajtore për tragjedinë me 228 v...
Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e Xhamisë `Mulla ...
Abdixhiku zotohet: Me LDK-në në Qeveri nuk do të ketë rritje...
Kurti diskuton me katër kongresistë amerikanë për rezolutën ...