Jonathan Pearce teksa po e komentonte ndeshjen e Premier League-s ndërmjet Brighton Albion dhe Liverpool në BBC e ka quajtur ekipin e Jurgen Klopp si “kampion”.
Kaq ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë në komedi, teksa shumë prej tyre e kanë konsideruar si punë të kryer tashmë punën e titullit kampion në Premier League-s pas komentimit të Pearce, transmeton Gazetasheshi.com nga TheSun.co.uk.

Shumë prej tifozëve kanë shkruar: “Mos është kjo një iluminati”, “Wow Pearce sapo e zbuloi kampionin e ri të Anglisë”.
Ç’është e vërteta Liverpool po ecën mirë në drejtim të fitimit të titullit pas më shumë se 29 vitesh, pasi që tashmë ndodhet plus shtatë pikë larg Manchester City-t, por që “qytetarët” kanë një ndeshje për ta zhvilluar.
Të kuqtë triumfuan me rezultat minimal 0-1 si udhëtues te Brighton Albion me golin e vetëm të realizuar nga Mohamed Salah nga pika e bardhë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...