Kombëtarja e Kosovës U-15 ka pësuar humbje në duel me Armeninë U15, në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s në Shkup.Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll pa gola, derisa në penallti më të saktë u treguan armenët, të cilët fituan 5:4.
Kjo humbje për djelmoshat e Ilir Nallbanit vjen pas fitores së realizuar, të hënën, në ndeshjen e parë kundër Malajzisë, pas penalltive, ngase ndeshja në kohën e rregullt ishte mbyllur 2:2, përcjell arbresh.info.
Në anën tjetër, armenët në ndeshjen e parë kishin pësuar humbje nga Maqedonia e Veriut, 5:1. Dardanët e rinj ndeshjen e fundit në kuadër të këtij turneu do ta zhvillojnë më 10 shtator pikërisht kundër Maqedonisë së Veriut, e cila sot pësoi humbje nga Malajzia pas penalltive (5:4), teksa ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 1:1.
KQZ: Vazhdon rinumërimi i votave, 64 nga 914 vendvotime të p...
Osmani: Kosova është gati për kapitullin e rradhës, statusin...
PDK akuzon Qeverinë për krizën energjetike, paralajmëron kom...
Kurti dhe Walker flasin për zhvillimet e fundit në vend
1 muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e trefisht...
Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në Iowa të ...