Kombëtarja e Shqipërisë pëson rënie në renditjen e FIFA-s

16:29 | 19 Nëntor 2021

Kombëtarja e Shqipërisë arriti sukses historik në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëor “Katari 2022”.

Kuqezinjët u renditën në vendin e tretë në Grupin I me 18 pikë, dy më pak se Polonia e cila siguroi fazën e play-off.

Megjithatë, kjo arritje nuk i ndihmoi Shqipërisë që të ngjitet në renditjen e FIFA-s.

Në renditjen e re të publikuar nga FIFA, ata bien për tre pozita, pasi në tetor gjendej në vendin e 63-të.

Shkak i kësaj rënie është edhe humbja e thellë ndaj Anglisë dhe fitorja ndaj Andorrës nuk siguron shumë pikë në klasifikim, pasi ajo renditet në vendin e 155-të./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara