Robert Lewandowski me shokë të kombëtares së Polonisë, dje udhëtuan për në Katar, në Botërorin që do të fillojë të premten.
Pas sulmit aksidental të dy raketave në territorin e saj, që fillimisht u mendua se janë nga Rusia, më pas dolën të jenë të Ukrainës, Polonia ka vendosur që të udhëtojë në Doha me aeroplanë luftarakë, F16.
“Ne u përcollëm në kufirin jugor të Polonisë me aeroplanët F16! Faleminderit dhe përshëndetje pilotëve!”, njoftoi Federata e Futbollit të Polonisë në Twitter.
Do południowej granicy Polski eskortowały nas samoloty F16! ✈️ Dziękujemy i pozdrawiamy panów pilotów! ?? pic.twitter.com/7WLuM1QrhZ
— Łączy nas piłka (@LaczyNasPilka) November 17, 2022
Në video shihen dy avionë luftarakë pranë avionit në të cilin ndodheshin futbollistët.
✈️ #KierunekKatar ?? pic.twitter.com/1dFSxFt5ka
— Łączy nas piłka (@LaczyNasPilka) November 17, 2022
Polonia u kualifikua në botëror pasi në finale të Play-Off u kualifikua automatikisht pas përjashtimit të Rusisë, ndërsa në finale mposhti Suedinë.
Polonia është në grupin C, bashkë me Argjentinën, Meksikën dhe Arabinë Saudite, kurse ndeshjen e parë e luajnë ndaj Meksikës të martën, më 22 nëntor, me fillim nga ora 17:00./arbresh.info
Gdy jesteś pilotem, ale również kibicem reprezentacji Polski! ???#KierunekKatar pic.twitter.com/IZKpVyjBBD
— Łączy nas piłka (@LaczyNasPilka) November 17, 2022
Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshohet për presion ...
YIHR: Ligjërata për Specialen në “Xhevdet Dodë” u mbajt me l...
Mbeturinat pushtojnë rrugën ‘Goleška’ në Graçanicë – banorët...
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...
Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpool...
TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen n...