Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar të enjten memorandum bashkëpunimi me Komitetin Olimpik të Maqedonisë së Veriut (KOMV).
Memorandumi u nënshkrua nga presidenti I KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe presidenti i KOMV, Daniel Dimevski, ndërsa të pranishëm në zyret e KOMV në Shkup, ishin edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, nënpresidenti Gazmend Maxhuni, si dhe sekretari i përgjithshëm i KOMV, Sasho Popovski.
Në memorandum janë paraparë organizimi i projekteve të përbashkëta, organizimi i kampeve të ndryshme për përgatitjen e sportistëve, etj.
KOMV është duke hapur qendrën më të sofistikuar në Ballkan për diagnostikë sportive, e cila do të jetë në shërbim edhe të sportistëve elitarë të Kosovës, bashkë me të gjitha pajisjet për përgatitje dhe rikuperim.
KO i Maqedonisë së Veriut në muajin qershor do ta organizojë Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Olimpik të Evropës (EOC), me ç’rast presidenti Krasniqi iu uroi suksese në organizim.


Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...