Klubi i njohur gjerman interesohet për Emir Sahitin

13:24 | 21 Qershor 2022
KRG

Klubi gjerman i ligës së dytë në Gjermani, Hamburg SV është i interesuar për sulmuesin kosovar Emir Sahit, raporton Hamburger Abendblatt.

Tashmë negociatat janë duke u zhvilluar dhe futbollisti nuk do të kishte asgjë kundër transferimit në Gjermani, përcjell GazetaBlic Sport.

Sahiti ishte njëlojtar i rëndësishëm i Hajduk Split edicionin e kaluar.

Ai kishte 39 paraqitje- i dyti më së shumti në ekip.

Kosovari shënoi shtatë gola dhe asistoi pesë herë.

Lidhjet mes Hajdukut dhe HSV-së mbetën të mira pas largimit të portierit Mario Vuskovic në ditën e fundit të merkatos së transferimit vitin e kaluar në formë huazimi dhe gjermanët e blenë atë për tre milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale