Klubi arab kërkon transferimin e Mesut Ozil

16:30 | 3 Janar 2023
KRG

Al Feiha po tenton transferimin e mesfushorit turk Mesut Ozil, i cili këtë sezon luajti vetëm 10 minuta për Basaksehir (Turqi) dhe po rikuperohet nga operacioni në shpinë.

34-vjeçari, ish-reprezentuesi gjerman ka luajtur në Schalke, Bremen, Real Madrid, Arsenal dhe Fenerbahçe në të kaluarën, shkruan GazetaBlic Sport.

Aktualisht, Ozil është pa klub dhe ai po kërkon të vazhdojë karrierën e tij.

Klubi arab dëshiron transferimin e tij dhe një kalim i tij në Arabinë Saudite është mjaft i mundshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale