Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se ai është i pafuqishëm për vendimmarrjen e klubit për transferimin e emrave të rinj.
Pas disfatës ndaj Burnley, Klopp la të kuptohet zhgënjimi i tij se ata nuk kanë qenë në gjendje të sjellin përforcime me skuadrën e ndikuar ndjeshëm nga një numër lëndimesh.
Klopp këmbënguli që vendimi për të sjellë transferime të reja para fundit të muajit nuk është në duart e tij.“Këto vendime nuk janë vendimet e mia”, ka thënë fillimisht Klopp për mediat angleze.“Nëse dikush mendon se duhet të bëjmë diçka, unë nuk mund të vendos nëse bëjmë diçka në tregun e transferimeve apo jo”.“Kjo duhet të jetë e qartë”, përfundoi trajneri gjerman i Reds.
Ardian Gjini bartës i listës së AAK-së për zgjedhjet e 7 qer...
Mësimdhënësja në Ferizaj gjen portofolin me mbi 2 mijë euro ...
Ramiz Lladrovci kritikon vendimin e PDK-së për Fatmir Limaj:...
Kurti në Gjermani: Të rinjtë dhe kompanitë kosovare, potenci...
PDK-ja refuzon rikthimin e Fatmir Limajt në parti
Zbulohet një laborator i drogës nën kotecin e pulave në Mali...