Klopp shpreh keqardhje për festimin e tij kontrovers ndaj gjyqtarit anësor

22:56 | 7 Mars 2020

Jurgen Klopp ndjen keqardhja pas festimit të tij ndaj gjyqtarit anësor në sfidën e Liverpoolit në shtëpi ndaj Bournemouthit.

Reds arritën të fitojnë ndaj Bournemouthit me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Ligën Premier.

Njëra nga gjërat më të diskutuara të kësaj ndeshje padyshim se ishte edhe festa kontroverse e Kloppit ndaj njërit gjyqtar anësor.

Klopp festoi dhe bërtiti para fytyrës së gjyqtarit dhe për këtë ka shpreh keqardhje pas ndeshjes.

“Goli i parë, nga këndvështrimi im ishte 100 për qind një faull, asgjë tjetër. Gjyqtari nuk e pa atë”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Unë e bëra atë. Tani nuk do ta bëja atë. Por, në këtë moment unë thjesht nuk e kuptoj se si ky mund të ishte një gol”.

“Si është e mundur që dikush e shikon atë dhe nuk bën asgjë në lidhje me të”.

“VAR-i fshihet pas frazës, jo e qartë dhe e qartë. Nuk ka kuptim”, përfundoi trajneri i Reds.

Ndërkohë, fitorja e 27-të e Liverpoolit në sezonin 2019/20 i zhvendos ata në 82 pikë, 25 pikë para rivalëve më të afërt, Manchester Cityt. /telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara