Klopp: Nuk e di saktësisht se çfarë duhet të bësh për ta fituar Topin e Artë

22:41 | 18 Tetor 2021

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thotë se Mohamed Salah e ka një shans për ta fituar Topin e Artë, porse nuk e di se cfarë duhet të bëjë një lojtar për ta fituar.

Karim Benzema, Lionel Messi, Jorginho, Robert Lewandowski e Cristiano Ronaldo, janë ndër favoritët për ta fituar çmimin prestigjioz individual.

Por, strategu gjerman beson se Salah duhet të jetë ndër favoritët falë formës së jashtëzakonshme që po kalon.

 

Egjiptiani i ka shënuar 10 gola në 10 paraqitje deri më tani këtë sezon, ndërsa ishte kryetemë mediatike me realizimet ndaj Manchester Cityt dhe Watfordit.

“Nuk e kam idenë se si fitohet Topi i Artë. Nëse është për të qenë në finale të Ligës së Kampionëve, shënimi më së shumti golave, pastaj mund të jetë vështire, por nëse është për performancën në dy vitet e fundit, atëherë, sipas meje, ai e ka një shans, por unë nuk jam i përfshirë në konkurrim”, ka deklaruar Klopp për Goal.com.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara