Jurgen Klopp ka pranuar se mund të ketë ndërruar mendim lidhur me nevojën për VAR në futboll, pas një tjetër ndeshjeje të Liverpoolit me kundërthënie në Ligën e Kampionëve.
Redsat luajtën baras (1-1) kundër Midtjylland të mërkurën, ku kishte pasur intervenime të shumta nga dhoma e video-asistencës.Gjatë ndeshjes pati vonesa të shumta dhe ndërhyrje në vendime që duket se e kanë mërzitur strategun gjerman.

“Thjesht, zgjati shumë. Nuk i kam parë xhirimet, nëse kanë pasur të drejtë apo e kanë pasur të vështirë të marrin vendim, por zgjati tri apo katër minuta, dhe në të ftohtë për djemtë, është shumë vështirë”.
“Kam qenë një prej njerëzve që kanë thënë: ‘Po, VAR-i është ide e mirë’, por të jem i sinqertë, tashmë nuk jam i sigurt nëse do ta thosha përsëri të njëjtën gjë. Tash e kemi dhe duhet të merremi me të”, ka thënë Klopp në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...