Jurgen Klopp ka mbetur i zemëruar me drejtuesit e klubit të tij, Liverpoolit, pasi ata nuk arritën ta kompletojnë transferimin e Kalidou Koulibalyt nga Napoli gjatë janarit.
Reds ishin në ‘gjah’ për transferimin e një qendërmbrojtësi të ri, ndërsa përfunduan me transferimet e Ozan Kabak dhe Ben Davies.
Mbrojtësi i Napolit, Koulibaly, ishte objektivi kryesor i Kloppit gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi gjermani po vuante shkaku i mungesave të mëdha në mbrojtje.
Megjithatë, pronarët e Liverpoolit nuk pranuan ta konsideronin atë për shkak të çmimit prej 100 milionë funtesh të vendosur nga Napoli për lojtarin.
Ky dështim i transferimit thuhet se ka dëshpëruar trajnerin e klubit nga Anfield.
Sipas mediumit The Sun, menaxheri i Liverpoolit, Klopp, u largua i zemëruar nga paaftësia e klubit të tij për të mbyllur një marrëveshje për Koulibaly. /Telegrafi/
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë