Lionel Messi ka konfirmuar dëshirën e tij për të qëndruar lojtar i vetëm një klubi pasi vazhdoi kontratën me Barcelonën deri në vitin 2021.
Legjenda e Argjentinës i dha fund thashethemeve duke vendosur laspsin në një kontratë të re të shtunën, transmeton portali arbresh.info. Marrëveshja e re përmban gjithashtu një klauzolë të blerjes prej 700 milionë euro.

Messi ka qenë i lidhur me një transferim të mundshëm te Manchester City derisa në të kaluarën ka thënë se është i interesuar të përfundoj karrierën te vendlindja e tij. Por, fituesi i katërfishtë i Ligës së Kampionëve, i cili do të mbush 34 vite kur kontrata e tij e fundit të skadojë, ka thënë se është “shumë i lumtur” me klubin që iu bashkua si një 13 vjeçar.
“Për një kohë të gjatë ne kemi pritur për të nënshkruar dhe sot kjo është kryer”, ka thënë Lionel Messi për ‘Barca TV’.
“Jam i kënaqur që jam i lidhur ende me klubin. Ashtu siç kam thënë gjithmonë, kjo është shtëpia ime”
“Gjithmonë kam dashur të përfundoj karrierën këtu. Ëndrra ime ka qenë për të përfunduar karrierën me Barcelonën dhe ne jemi rrugës për ta bërë këtë”
Ndeshja e ardhshme e Barcelonës është ajo ndaj Valencia të dielën./arbresh.info/
https://twitter.com/FCBarcelona/status/934421567089422336
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...