Kroacia është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës dhe festa për këtë sukses do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë.
Pas një ndeshje dramatike, kroatët ia kanë dalë të mposhtin Danimarkën në Novograd 3:2 pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt nuk dhuroi fitues, duke përfunduar 1:1.
Menjëherë pas fitores, në kryeqytetin e Kroacisë, në Zagreb, ka shpërthyer festa e tifozëve.

Sipas raportimeve të medieve vendase, mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Zagrebit për të festuar suksesin në Kupën e Botës, ku nuk mungojnë edhe fishekzjarrët.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...